Tekstile hoteli dhe çarçafë për hotele, resorte dhe Airbnb
Prime Textiles Hospitality është furnitor tekstilesh hotelerie në Shqipëri. Furnizojmë hotele, resorte, apartamente Airbnb dhe distributorë me çarçafë, këllëfë jorgani, këllëfë jastëku, jorganë, jastëkë, mbrojtëse dysheku dhe topper. Punojmë edhe me klientë në Kosovë, Mal të Zi, Greqi dhe vende të tjera evropiane.
Çdo kategori tregon përbërjen dhe masat e konfirmuara, që shtrati i dhomës të planifikohet saktë: nga çarçafi pa llastik që mbulon lartësinë e dyshekut, te jastëkët me forca të ndryshme dhe mbrojtëset që zgjasin jetën e dyshekut.
Nëse po hapni një hotel ose po rinovoni dhomat, llogaritni sa set tekstilesh ju duhen sipas numrit të dhomave dhe shtretërve me kalkulatorin tonë, ose na dërgoni kërkesë për ofertë me masat tuaja.







